Qëllohet me plumb, heroina
7-vjeçare i shpëton jetën motrës

Qëllohet me plumb, heroina<br />7-vjeçare i shpëton jetën motrës
Një vajzë 7-vjeçare po shihet si heroinë, ajo ka shpëtuar jetën e motrës së saj 22-muajshe pasi një plumb e goditi ndërsa ishin në makinën e familjes së tyre ditën e djeshme në Oakland.
 
Nëna e vajzës e cila kërkon të mbetet anonim dëshmoi para policisë se ndërsa kishte parkuar për të ndjekur udhëzimet e GPS dikush kishte qëlluar në drejtim të makinës së saj.
 
Gruaja u shpreh se kishte kthyer kokën për të parë vogëlushen e cila ishte mbuluar me gjak dhe më pas e traumatizuar ajo i kërkoi vajzës tjetër që gjithashtu ndodhej në makinë të ushtronte presion mbi plagë, ndërsa udhëtonin drejt spitalit.
 
Pas një ndërhyrje kirurgjikale vogëlushja ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe tani është jashtë rrezikut për jetën, e shpëtoi motra e saj heroinë.
 
Banorët rreth vendit ku ndodhi ngjarja kanë shpjeguar se janë dëgjuar 4, 5 të shtëna, ndërsa ende nuk dihet se përse është qëlluar makina ku udhëtonte nëna me dy vajzat. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani