ELBASAN-Një person është qëlluar dy herë me thikë dhe sende të tjera të forta pasditen e sotme në lagjen 'Syrja Dylgjeri' pas një sherri. I plagosuri është Enver Xhezairi 62-vjeç.
Ndërsa autori mësohet se është Myslym Leçaj. Pas debatit të fortë, Leçaj e qëlloi dy herë me thikë në trup 62-vjeçarin dhe më pas me sende të forta duke e lënë të plagosur.
Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja raporton se i plagosuri është dërguar në spital, ku po merr mjekim, ndërsa policia ka nisur hetimet për të arrestuar autorin dhe zbuluar shkakun e ngjarjes.
Komento
Neandërtalizëm primitiv fshataresk! Psiqatria e Elbasanit eshte e paparë!
Përgjigju