Një 39-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë sportive një mace. Video u bë publike në mediat sociale, ku shihet 39-vjeçari teksa qëllon macen e cila zvarritet për tu fshehur. 

Pas hetimeve u shoqërua në komisariat Suel Karameta, 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Ndaj Suel Karametës nisi procedimi penal për veprat penale "Keqtrajtimi i kafshës", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".