Efektivi i FNSH-së tregon si plagosi kushëririn: Shkuam me nusen tek shtëpia e vjetër, kërkoi raki dhe më qëlloi me dërrasë

TIRANE - “Shkuam në fshat me nusen tek shtëpia e vjetër, aty erdhi Enveri (kushëriri). E qerasa me një gotë raki. Kërkoi sërish por i thash nuk jetojmë këtu e nuk kam më. Ai filloi të ofendojë e godasë me dërrasë. U mbrojta, tentova ta largoj, por nuk munda. Në atë moment nxora armën. Jam i penduar për veprën e kryer, por ai më sulmoi”.

Me këtë dëshmi Flamur Karaj efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kërkoi nga gjykata ta lërë në "arrest shtëpie", por kjo kërkesë u rrëzua.

Ai do të qëndrojë me masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale të vrasjes me dashje mbetur në tentativë ndaj kushëririt të tij.

Pasi qëlloi mbi Enver Karaj me pistoletën e shërbimit, Flamuri u shpreh në gjykatë se ishte vetëdorëzuar duke lënë në repart fillimisht pistoletën Glock e më pas kishte shkuar së bashku me komandantin e tij në komisariatin numër 6.

Dy ditë më parë në fshatin Dors në periferi të Tiranës policia u njoftua për një konflikt e të shtëna me armë nga ku më pas u bë dhe arrestimi i Flamur Karaj.

Ndërsa shkak i konfliktit mes dy kushërinjve rezulton restaurimi i banesës që Flamur Karaj po bënte në fshatin nga ku ishte larguar disa vite më parë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit bënë me dije se pas arrestimit e ka pezulluar nga detyra efektivin e FNSH-së deri në një vendim të drejtësisë shqiptare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë

Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë