Qëlloi me armë në ajër pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër që kërkohej prej shkurtit

Qëlloi me armë në ajër pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër që kërkohej prej shkurtit

Foto ilustruese

Gledis Ustabeqiri, një 26-vjeçar nga Shkodra, është arrestuar nga policia për një ngjarje të 20 shkurtit të këtij viti. Kjo për shkak se Ustabeqiri, sipas policisë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti me një person tjetër, ndërsa më pas është larguar.

Më konkretisht ai ishte shpallur në kërkim pasi në vendin e quajtur “Parrucë” në lagjen "Qemal Stafa", Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML”, së bashku me një shtetas tjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.

Tani Ustabeqiri do të përballet në gjykatë me disa akuza.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane