Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet agresori në Durrës

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet agresori në Durrës

Foto ilustruese

Një person është arrestuar këtë të mërkurë, në Durrës, pasi mbrëmjen e një dite më parë në zonën e Hamallaj ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve. Sipas policisë, mësohet se pas një pune hetimore në pranga është vënë shtetasi me incialet E. A, ndërsa në cilësinë e provës i është sekuestruar arma e zjarrit tip  automatik me fishekë, të cilën e përdorte pa leje.

Ende nuk dihet, shkaku po policia po heton për të zbardhur rrethanat.  Materialet  proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje ndodhur mbrëmjen e djeshme në Hamallaj, ku kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Pas një pune hetimore të specializuar nga ana e specialistëve ështe identifikuar dhe kapur autori.

Është vënë në pranga shtetasi E.A. dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me fisheke. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale " Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!