Një 56 vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Fierit.

E.K, 56 vjeç, banues në Kraps dyshohet se gjatë natës ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të qendrës shëndetësore të fshatit për arsye ende të paqarta.

Ai do të përballet me akuzën e shkatërrimit të pronës.

Tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.