TIRANE-Arrestohet autori i plagosjes së 25-vjeçarit dje në rrugën "Frosina Plaku" pas një konflikti mes dy të rinjve. Autori është E. K. 22 vjeç.

Pas një sherri ai qëlloi me thikë 25-vjeçarin Sotiraq Perçini i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 22-vjeçari tashmë do të përballet me akuzat e vrasjes me dashje  e mbetur ne tentative dhe mbajtje të armëve të ftohta pa leje.