Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi ka goditur me thikë dy persona në Librazhd.
I arrestuari është N. S, pasi për motive të cilat ende nuk janë zbardhur ka lënduar M.P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç, banues në Librazhd, të cilët morën plagë të lehta pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, janë larguar për në banesë.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komento