TIRANË- Një i ri ne Kamëz i cili qëlloi në ajër e më pas i drejtoi armën policisë është vënë në pranga.  Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Fehtah Jata.

Ngjarja e cila tronditi banorët e zonës dhe i telefonuan policisë, ndodhi brenda një banese në rrugën "Moxart" në Kamëz.

Efektivët e policisë janë afruar në banesën në të cilën fshihej personi me armë dhe i kanë bërë thirrje që të hapte derën dhe t’i bindej kontrollit të Policisë.

38-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë, por ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar se do qëllonte në drejtim të punonjësve të Policisë.

Pas ndërhyrjes policia ka arrestuar 38-vjeçarin, banues në rrugën "Moxart", Kamzë, i cili edhe ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. I riu u kap me armë në dorë, me fishkë në fole gati për qitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.