GJERMANI- Një 31-vjeçar shqiptar i Kosovës ka humbur jetën pasi u qëllua me armë nga ish i dashuri i partneres së tij.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e 7 janarit, para një banese në Freiburg të Gjermanisë, kur autori 29-vjeçar gjerman shkoi në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, i cili shoqërohej dhe nga një i afërm.
Kur mbërrit para banesës ku jetonte çifti, 29-vjeçari gjerman ka nxjerrë papritur armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar, por plumbat kapën 31-vjeçarin shqiptar.
Mediat gjermane shkruajnë se 31-vjeçari ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar.