Qëlluan me armë dhe tentuan të largohen, arrestohen dy durrsakët problematikë (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi kanë qëlluar më armë.

Kanë qenë qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë, se disa persona po konfliktoheshin me njëri tjetrin, çka ka bërë që blutë e Durrësit të vihen në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 18, ku pas një konflikti mes disa personave, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

26-vjeçari me iniciale A. B., dhe 30-vjeçari me iniciale E. K., kanë tentuar të largohen me shpejtësi me automjet nga vendi i ngjarjes, por janë arrestuar nga policia.

Pas arrestimit, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën tip pistoletë me të cilën është qëlluar dhe disa fishekë. Ndërsa, ende nuk dihet se me cilët persona janë konfliktuar dy të arrestuarit, pasi nuk kanë pranuar që të flasin në polici.

Të arrestuarit njihen si persona me precedentë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit dhe kundërshtimit të punonjësve të Policisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit