FIER- Nikola Muçi (Mahmutaj), 22 vjeç, është arrestuar nga policia e Fierit pasi qëlloi me armë zjarri një ditë më parë (24 dhjetor) në drejtim të berbehanes së 30-vjeçarit B.K.
Ndërkohë është shpallur në kërkim Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj), 33 vjeç, banues në Fermë Çlirim.
Sipas policisë të rinjtë, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e B. K., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani dhe më pas janë larguar me automjetin tip "ML", i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për kapjen e Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj), dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak".