Qëlluan me armë zjarri në ajër, pranga të riut në Pogradec, sekuestrohet 398 gramë kokainë dhe fishekë
Kokaina e sekuestuar në Pogradec
Ishin nën ndikimin e kokainës dhe po qëllonin në ajër me armë, por pas këtij veprimi policia e Pogradecit ka shkuar në shtëpinë e 24 vjeçarit Jurgen Papa në fshatin Buçimas dhe gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur rreth 400 gramë kokainë dhe një krehër pistolete me 9 fishekë.
Ndërkohë policia ka arrestuar 24 vjeçarin Jurgen Papa dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale A.P 26 vjeç banues në Tushemisht. Ndaj të rinjve rëndon akuza e "Prishjes së qetësisë publike", "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Njoftimi i plotë:
Policia e Pogradecit, arreston në flagrancë 1 shtetas si edhe shpall në kërkim 1 tjetër, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Sekuestrohet 394 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë si dhe municion, në posedim të tyre.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• Jurgen Papa, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Si edhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• A.P, 26 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec.
Dy shtetasit e mësipërm, në fshatin Tushemisht, dyshohet të kenë qëlluar në ajër, me armë zjarri tip pistoletë.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
394 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kokainë.
1 krëhër pistolete me 9 fishekë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5696
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Firence/ Me skuter dhe 100 gramë kokainë në çorape, kapet 49-vjeçari shqiptar! Tenton të çajë postbllokun, plagoset polici bashkiak
18 Shkurt, 15:38
-
Rimini/ Trafik kokaine me biçikletë, arrestohet 18-vjeçari shqiptar! Ja çfarë iu gjet në banesë
18 Shkurt, 15:28
-
Tiranë/ Italia e kërkonte për organizatë kriminale dhe trafik kokaine, kapet për ekstradim 44-vjeçari me dy identitete! I dënuar me 5,5 vite burgim (EMRAT)
17 Shkurt, 15:58
-
Tiranë/ Posedim dhe shitje kokaine, 5 të arrestuar në pak orë në kryeqytet
17 Shkurt, 15:15
-
Itali/ Dhunimi i gruas zbulon mbi 3,2 kg kokainë dhe 13 mijë euro në banesën e punëtorit shqiptar! Nën akuzë edhe nëna, e ndihmonte në ‘biznes’
16 Shkurt, 17:35
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Shpërndante kokainë në Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari! Nën hetim pasagjeri për moskallëzim krimi (EMRI)
16 Shkurt, 13:07
-
Tiranë/ Arrestohet taksisti që shiste dhe kokainë, në makinë i gjejnë 328 doza (EMRI)
15 Shkurt, 14:30
-
Itali/ Udhëtonin me 100 mijë euro kokainë në makinë, arrestohen 2 shqiptarët me precedentë! Nervozizmi para karabinierëve i tradhtoi
14 Shkurt, 15:38
-
Pogradec/ Kërcënuan dhe dhunuan policin jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezërit
14 Shkurt, 15:37
-
Itali/ Po trafikonin 30 kg kokainë në kantierin detar, në pranga 32-vjeçari shqiptar dhe italiani
14 Shkurt, 08:40
-
Tiranë/ Shisnin kokainë në doza, 2 të arrestuar! Njërit i gjenden mbi 28 mijë euro, tjetrit 600 mijë lekë
13 Shkurt, 14:11