Divjakë-Dy të rinj nga Divjaka janë arrestuar pasi kanë goditur me thikë 2 të mitur. Ata janë identifikuar si Klajdi Allko 21 vjeç dhe Erjon Mekshi 18 vjeç.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 17-vjeçar.
Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasit K. A., 21 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Divjakë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi këta 3 shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të mitur. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.