Qëlluan ndaj policisë, arrestohen
3 fierakë, kapen 107 kg kanabis

Qëlluan ndaj policisë, arrestohen<br />3 fierakë, kapen 107 kg kanabis
GJIROKASTER - Tre trafikantë droge kanë qëlluar me armë policinë kufitare që ishte vënë në ndjekje të tyre, por fatmirësisht pa pasoja. Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër, kur 3 të rinj nga Fieri kanë qenë duke trafikuar drejt Greqisë një sasi prej 170 kilograma kanabis sativa. Burime zyrtare thanë se, gjatë aksionit janë ndaluar: A. Velo, 27 vjeç, B. Jeshilaj, 28 vjeç dhe S. Memaj, 28 vjeç të tre nga Fieri.

Ata janë dalluar nga patrullat e kufirit në zonën e fshatit Bularat duke tentuar për të kaluar kufirin. Kur janë pikasur, ata kanë tentuar që të shpëtojnë duke qëlluar me armë, por edhe policia menjëherë i është përgjigjur zjarrit. Burime policore thanë se, fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, nga policia apo trafikantët.

Përplasja me armë
Rreth orës 23:00 të së dielës, tre trafikantë lëndësh narkotike kanë sulmuar me armë grupi operacional i Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin në Gjirokastër. Policia tha se, gjatë patrullimit në fushën poshtë fshatit Bularat disa persona po transportonin disa çanta shpine që ishin të mbushura me lëndë narkotike. Menjëherë në drejtim të tyre është nisur një grup operacional i Policisë Kufitare, duke ju bërë thirrje të ndalojnë. Në këtë moment personat që transportonin cantat kanë hapur zjarr në drejtim të grupit Operacional të Policisë Kufitare. Grupi i policisë lufitare u është kundërpërgjigjur me armë. Personat e që hapën zjarr dhe transportonin cantat kanë braktisur cantat me lëndë narkotike dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.


operacioni antidroge me logo
operacioni antidroge me logo
operacioni antidroge me logo
operacioni antidroge me logo
 
Aksioni i policisë
Pas shkëmbimit të zjarrit, në ndihmë të policisë kufitare kanë shkuara forca të Policisë së Gjirokastrës, Specialistët e Antidrogës të Krimeve të Rënda, forcat e FNSH. Gjatë aksionit është bërë arrestimi i 3 të dyshuar si autorë. Janë sekuestruar 4 çanta shpine të mbushura me nga tre pako të mëdha me lëndë narkpotike gjithësej 107 kilogramë mariuanë.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet