Qemal Minxhozi: Frika e
serbisë, problem i vogël

Qemal Minxhozi: Frika e<br />serbisë, problem i vogël
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se askush nuk e pengon Kosovën dhe Shqipërinë për një bashkim në çadrën e Bashkimit Evropian.
Ndërsa sa i përket deklaratave të përfaqësuesve serb, Minxhozi në një intervistë për KosovaPress ka thënë se kjo gjë ka fare pak problem, pasi Serbia bën politikën e vet dhe Shqipëria të vetën.

Ai ka shtuar se jemi vende të një rajoni dhe kjo nuk na ndalon aspak që ne të bashkëpunojmë me Kosovën në fusha të ndryshme.
“Kjo është një formë e bashkimit, bashkimi ekonomik nuk na e ndalon askush për ta bërë. Se ne kur flasim për një bashkim ekonomik kemi parasysh parametrat evropiane. Ne nuk flasim për bashkëpunim klandestin. Ne do të bashkojmë doganat, ne do të bashkojmë tarifat të ndryshme të akcizës dhe të tjerat me radhë për t’u zhvilluar e për të ecur përpara. Ky është thelbi që thotë zoti Rama në deklaratat e tij, ccka do të thotë që nuk na pengon kush për një bashkim në çadrën e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se Kosovës duhet t’i jepen të drejtat që i janë mohuar në lëvizjen e lirë. Sepse nëse frikësohet Serbia apo reagon kjo pak problem ka.

“Ai nxjerr problemin në atë intervistë që Kosovës duhet t’i jepen të drejtat që janë mohuar, si ajo e lëvizjes së lirë që e kanë të gjitha vendet e tjera. Reagimi i serbisë nuk na intereson sepse Serbia bënë politikën e vet, ne bëjmë politikën tonë. Serbia është e bindur në vetvete që nuk ka kthim prapa, ndërsa Kosova është një shtet sovran i pavarur me njohje të gjerë ndërkombëtare. Jemi vende të një rajoni dhe kjo nuk na ndalon aspak që ne të bashkëpunojmë me Kosovën në fushën e tregtisë, në fushën e prodhimit, në fushën e arsimit, në fushën e gjuhës, historisë etj”, ka thënë Minxhozi.
Mixhozi po ashtu ka thënë se tani po shikohet mundësia për marrjen e fondeve të përbashkëta rajonale.
“Ne po këmbëngulim fort në ato tavolina, në ato tryeza ku është Shqipëria të jetë edhe Kosova, në nismat rajonale e me radhë. Tani ka filluar procesi i Berlinit, të keni parasysh që nën drejtimin e kancelares Merkel po shikohet mundësia për marrjen e fondeve të përbashkëta rajonale ku edhe Kosova të jetë e njëjta përfituese si gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Mixhozi.

Ai ka shtuar se Shqipëria po lobon për njohjen e Kosovës.
“Jemi një komb, kemi një gjuhë, kemi të njëjta tradita, zakonet, etj dhe është krejt e natyrshme që ky bashkëpunim të thellohet edhe në të ardhmen. Ju po e kuptoni tashmë që zoti Rama po flet që Kosova duhet të njihet botërisht. Ai ka thënë në Beograd që Kosova është e pavarur dhe pavarësinë e Kosovës, Shqipëria po e lobon me forcë. Kryeministri Rama dhe ministri Bushati kanë folur për këtë çështje në forume të ndryshëm në të cilat kanë marë pjesë”, ka thënë Minxhozi.
Po ashtu , Minxhozi ka thënë se po bëjnë ç‘është e mundur për të ndihmuar ose për të ndikuar në faktorizimin e Kosovës në të gjitha proceset. Kosova ka të drejta të plota për të qenë një shtet i lirë, i pavarur dhe sovran. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas