Qendra e Dhurimit të Gjakut
kap 500 raste me hepatit B
Mjekët japin alarmin se ajo që është më shqetësuese është zbulimi i sëmundjes në fazat më të rënduara, për shkak se hepatitet zhvillohen për një kohë të gjatë pa shfaqur simptoma të dukshme.
TIRANE- Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura po çojnë në rritjen e numrit edhe të të prekurve nga hepatitet B e C. Mjekët japin alarmin se ajo që është më shqetësuese është zbulimi i sëmundjes në fazat më të rënduara, për shkak se hepatitet zhvillohen për një kohë të gjatë pa shfaqur simptoma të dukshme.
Vetëm Qendra e Dhurimit të Gjakut ka kthyer mbrapsht mbi 500 persona, duke mos i lejuar ata të japin gjak, pasi rezultuan mbartës të hepatit B. "Nga Qendra e Gjakut janë bërë analiza dhe kanë rezultuar 88 raste me hepatit B, që nuk janë të sëmurë, por janë burim infeksioni për të dhënë të tjerëve. Nga Qendra Kombëtare e Konservimit të Gjakut nga analizat e kryera vetëm në Tiranë janë përjashtuar 592 veta për të mos dhuruar gjak, për të cilët pjesa më e madhe është hepatiti B", - na shpjegon mjeku Halil Stana që ndjek situatën epidemiologjike të Tiranës, pranë drejtorisë së Higjienës së kryeqytetit.
Për të mbajtur nën kontroll këto sëmundje, të cilat, nëse nuk trajtohen në kohë, mund të shoqërohen me pasoja fatale për jetën, këshillohet përdorimi i metodave mbrojtëse gjatë aktivitetit seksual si dhe kryerja e analizave të shpeshta te mjeku specialist, në mënyrë që virusi të zbulohet sa më herët dhe trajtimi mund të jetë më efikas. Kujdes të veçantë në këto raste duhet të tregojnë nënat e reja, që duhet të bëjnë analizat për të verifikuar nëse janë mbartëse të këtyre viruseve, në mënyrë që të mos ua kalojnë sëmundjen bebeve që duan të sjellin në jetë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!
27 Dhjetor, 19:10
-
Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror
27 Dhjetor, 18:55
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash
27 Dhjetor, 18:43
-
Përplasje fatale në Itali, humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar! Italiani udhëtonte në korsinë e kundërt
27 Dhjetor, 18:41
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40
-
Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit
27 Dhjetor, 18:35
-
Me lot në sy, Enada Hoxha pranon se ende ka ndjenja për Gerdin! Jetoj ende me vjehrrën
27 Dhjetor, 18:33
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor, 18:17
-
Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!
27 Dhjetor, 18:15
-
'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan
27 Dhjetor, 18:08
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?
27 Dhjetor, 17:55
-
Frrok Çupi: Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes
27 Dhjetor, 17:52