Pas gjashtë vitesh kërkesë nga mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është bërë e mundur kryerja e analizave të gjakut sipas teknikës NAT.  Kjo teknikë e re ka si qëllim kontrollimin e gjakut nga infeksione, si hepatiti B, C dhe HIV. Kjo u arrit pikërisht në Ditën Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut.
 
Ministri Beqaj teksa dhuroi gjak u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të kryejnë këtë akt sepse kështu do mund të ndihmojnë fëmijët talasemikë por edhe këto tjetër që ka nevojë për gjak.  ‘’14 Qershori është Dita Botërore e Dhurimit Vullnetar të Gjakut dhe unë do të shfrytëzoj këtë moment për të ribërë ftesën për të gjithë publikun që të dhurojnë gjak, duke u nisur nga ajo që çdo pikë gjaku që dhurojmë praktikisht vlen për të shpëtuar një jetë, dhe për të gjithë mund të vijë një moment që të kemi nevojë për gjak,” është shprehur Beqaj.
 
Ministri është shprehur se pas shumë vitesh të mbetura pezull ky projekt është rezalizuar më në fund. Ai ka deklaruar se do të shpenzohen rreth 70 milionë lekë për vënien në funksion të këtij sistemi, ndërkohë që në vijim ky buxhet do të vijë në rritje.  

Redaksia Online
Al.N/ Shqiptarja.com