Qendra e kinematografsië shfaq
dokumentarin “Jetë në film/ Anagnosti”

Qendra e kinematografsië shfaq<br />dokumentarin “Jetë në film/ Anagnosti”
TIRANE- Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizojnë një aktivitet të përbashkët me rastin e 80-vjetorit të regjisorit të mirënjohur, Dhimitër Anagnosti, një nga emrat e nderuar të shkollës kinematografike shqiptare.

23 janar, ora 11:00, ne Piano Bar Piazza, Tiranë. Dhimitër Anagnosti, vlerësohet si regjisori shqiptar më i rëndësishëm i shekullit të kaluar. Ai ka lindur në Vuno të rrethit të Vlorës. Filloi punë si operator në Kinostudion "Shqipëria e re" në 1961, me filmin "Debatik" (1961) e më pas me filmin "Toka jonë" (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra "Gurët dekorativë".

Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën , "Komisari i dritës" dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin "Dueli i heshtur". Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurrime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)      

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)