Pacientët e Qendrës së së sëmurëve mendor në Shkodër hedhin poshtë akuzat për përdorim dhune brenda saj, ndërkohë që punonjësit e saj thonë se pamjet e publikuara në media janë montime.
Ndërkohë edhe pamjet e brendshme, apo të paktën ato ambiente që frekuentohen nga këta pacientë janë në kushte optimale për të strehuar dhe tu shërbyer këtyre personave. Siç duken edhe nga pamjet, si dhomat e ndenjes ashtu edhe ambientet e përbashkëta janë të rikonstrktuara dhe të arreduara në mënyrë bashkohore.
Nga ana tjetër vetë pacientët e kësaj qendre mohojnë të jenë dhunuar nga stafi apo të jenë keqtrajtuar.
“
Këtu kushtet janë shumë të mira. Ne nuk na kanë dhunuar” tha një pacient. Ndërsa një tjetër shtoi se, “
Me të thënë të drejtën na trajtojnë mirë dhe mund të them se këto punonjëset shërbejnë dhe i trajtojnë mirë fëmijët”.
Ndërsa fizioterapistja e këtij institucioni akuzon për manipulim provash e faktesh. Vera Macurreli shprehet se këto pamje janë manipuluar prej ish-punonjësit të shkarkuar prej dy vitesh. Dhe nëse ato pamje kanë ndodhur, atëherë ai është përgjegjësi për to.
“
Kam mbetur e shokuar, nuk ekzistojnë ambientet që të ketë lidhje prangash e hekurash. Përgjegjësi i sektorit që ka qenë këtu ka dhënë këto pamje, nëse kanë ndodhur këto pamje, atëherë ai është përgjegjësi kryesor. Nëse ne kemi parë që të kenë ndodhur gjëra të tilla, kjo është e pafalshme” tha ajo.
Bashkia e Shkodres ka akuzuar ish- përgjegjësin e sektorit social Leonard Hilën për manipulimin dhe shpërndarjen e pamjeve që sipas saj janë të paverteta.
Nga ana tjetër sipas hetimeve të Prokurorisë, ka rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike. Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se tre femra në moshë madhore, paciente në këtë Qendër, kanë qenë shtatzënë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48.1%
-
S'kam mendim
4.1%
Vota total: 10242
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Amerika vendos', Rudina Hajdari zbulon në Report Tv: Votova për Trump! Do i sillte ndryshim botës! Kadilli: Ka alarm në agjencitë e OKB
5 Nëntor, 22:07
-
Kandidati demokrat për zëvendëspresident: Kemi zgjedhjet më të drejta, më të lira dhe më të sigurta
5 Nëntor, 22:07
-
Lufta/ Netanjahu shkarkon ministrin Galant, Protesta në Tel Aviv dhe Jeruzalem! Përleshje edhe afër shtëpisë së kryeministrit
5 Nëntor, 21:54
-
SHBA/ Kamala falenderon vullnetarët! Beyonce krah saj thirrje ta votojnë
5 Nëntor, 21:51
-
Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara
5 Nëntor, 21:43
-
Spahiu: Izraeli gjithmonë bëhet me fituesin në SHBA, dhe këtë radhë ata mbështesin Donald Trump
5 Nëntor, 21:42
-
Spahiu: Gjermania dhe Europa e kanë balancuar qëndrimin ndaj Trump dhe i kanë paraprirë një fitore të tij
5 Nëntor, 21:37
-
Vlorë, emërohet kreu i ri i IMT-së në bashkinë e Vlorës, ja emri
5 Nëntor, 21:35
-
SHBA/ Kandidati republikan për zëvendëspresident: Votoni, ende mund të fitojmë ose humbim
5 Nëntor, 21:30
-
Spahiu: Në Serbi ka filluar festa për fitoren e Trump! Vuçiç ka lobuar fort gjatë fushatës me republikanët
5 Nëntor, 21:28
-
Trump apo Harris/ Spahiu: Shqiptarët të ndarë dhe paqartë se fitorja kujt është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës
5 Nëntor, 21:22
-
Zgjedhjet në SHBA/ Garda Kombëtare mobilizohet në 15 shtete amerikane
5 Nëntor, 21:18