DEVOLL- Qendra shëndetësore e fshatit Shuec në Devoll prej vitesh është kthyer në depo drush. Mungesa e një infermieri detyron banorët të udhëtojnë drejt Bilishit për të bërë injeksionet.
Kjo godinë e braktisur në qendër të fshatit është kthyer nga vete banorët në një depo drush. Ata thonë se prej 15 vitesh nuk marrin shërbim shëndetësor, vetem premtimet boshe të fushatave elektorale.
“Kur sëmuremi, marrim makinën këtu dhe i japim 20 mijë lekë makinë që na dërgon. Asnjëherë nuk na ka ardhur një doktor që të na vizitojë. Ne shkojmë në Bilisht. Ndonjë lekë doktorit nëpër xhepa se nuk të zë më dorë.
Nuk kemi as mjekë, asgjë, u bëmë disa kohë që shkojmë në Bilisht”, tregojnë disa banorë.
Vetëm 15 minuta larg qytetit të Bilishtit fshati Shuec përvec mungesës së një qëndre shëndetësore vuan edhe mungesën e investimeve në infrastrukturë cka ka bërë që të boashatiset fshati dhe të mbeten vetem të moshuarit.
“I bëjmë gjilpërat njëri me tjetrin. E rrezikshme, por jeta jonë qenka e fortë. Rrojmë sepse nuk vdesin dot”.
Vetë i bëjmë gjilpëra”, tregojnë ato.
Në një reagim zyrtar, Njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor në Devoll tha se në fshatin Shuec nuk mund të emërohet një infermjer i posaçëm, për shkak të numrit të ulët të banorëve. Për këtë arsye ata marrin shërbime në ambulancën e fshatit Tren. Sipas tyre, infermieri i fshatit Tren, paraqitet në fshatin Shuec disa hërë ne javë, gje të cilën banorët e hedhin poshtë.