Qendra shëndetësore në Brataj drejt
degradimit, infermierët: Bojkotojmë!

VLORE - Qendra shëndetësore në komunën Brataj të Vlorës prej vitesh nuk njeh asnjë investim, ndonëse u shërben rreth 10 mijë banorëve.Muret e brendshme të godinës janë pushtuar nga lagështia që ka çuar në degradimin e tyre, ndërsa edhe investimet në pajisje spitalore mungojnë prej vitesh. 

Pamjet e fokusuara nga kamera e televzionit A1 Report tregojnë qartë për shkallën e rrënimit të kësaj godine. Pavarësisht apelit të banorëve për të ndërhyrë asnjë sinjal nuk është dhënë ende nga instancat përkatëse.

“Qendra shëndetësore është thuajse jashtë shërbimit fare dhe në do ta bojkotojmë. Aty punojnë 5 infermiere dhe nuk dinë se ku të qëndrojnë sepse kur bie shi ajo përmbytet, ajo nuk është qendër shëndetësore por një shpellë. Urgjentisht kërkon një rikonstruksion ose në të kundër ne do të bojkotojmë shërbimin,"- shprehet një infermiere e qedrës.

Mësohet se projekti për rehabilitimin e qendrës prej vitesh qëndron në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Vlorës dhe askush nuk kujtohet për të.

qendra shendetesore

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’

Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’