Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se Qendra Spitalore Shefqet Ndroqi është pjesë e 12 spitaleve me Autonomi Menaxheriale në Shqipëri.

Ndër të tjera kreu i qeverisë thekon se kjo është pjesë e reformës që rrit efikasitetin e burimeve, përmirëson aksesin e qytetarëve, dhe cilësinë e kujdesit spitalor.

“Mirëmëngjes dhe me Qendrën Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi”, që çon sot në 12 numrin e spitaleve shqiptare me statusin e Autonomisë Menaxheriale, pjesë e reformës që rrit efikasitetin e burimeve, përmirëson aksesin e qytetarëve, paketat e trajtimit, performancën financiare dhe cilësinë e kujdesit spitalor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.