Qendra tregtare Ring feston këtë fundjavë 2 vjetorin e saj. Mes aktiviteteve, surprizave dhe performancave muzikore, “Ring” do të presë fëmijë dhe të rritur në datat 19, 20, 21 maj.

Antonela Çollaku, menaxhere marketingu në “Ring”, shprehet se për festën e 2 vjetorit, dyqanet e markave ndërkombëtare do të ofrojnë dhurata të ndryshme dhe ulje deri në 70%.
 
“Këtë fundjave “Ring” organizon dy vjetorin e tij, do të jenë tre ditë të mbushura me aktivitete, argëtim, dhurata dhe surpriza. Përkatësisht në data  19, 20, 21 maj ju ftojmë të gjithëve të vini në “Ring” e të shijoni aktivitetet sociale të organizuara me rastin e dy vjetorit si dhe të përfitoni nga uljet që kanë rezervuar dyqanet”, shprehet Antonela Çollaku, menaxhere marketingu në “Ring”.
 
Çollaku thekson se qendra tregtare Ring ka bërë diferencën përmes shërbimeve cilësore dhe markave ekskluzive në treg.
 
“Pozicioni strategjik që ka, i ka ofruar klientëve një larmishmëri të markave ndërkombëtare dhe ekskluzive për tregun shqiptar si dhe larmishmëri shërbimesh duke filluar që tek fitnesi, patinazhi,  kinemaja, pjesa e bareve dhe e restoranteve si dhe gjithashtu pjesa e argëtimit për fëmijë. Në vazhdim po punojmë fort për të sjellë marka për tregun vendas”, tha Çollaku.
 
NRG Band, Alban Skenderaj, Ermal Mamaqi dhe trupa e baletit të Albi Nakos janë të ftuar përgjatë ditëve të festave. Qendra tregtare Ring është vizituar nga 6 milion njerëz përgjatë 2 viteve.

 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)