Ministria e Shëndetësisë publikoi në rrjetet sociale, pamje nga puna e ekipeve mjekësore në qendrat shëndetësore verore të cilat ofrojnë shërbim 24/7 për pushuesit vendas e të huaj, në zonat bregdetare dhe turistike të vendit.

Në këto qendra, thotë ministria - garantohet akses i shpejtë në kujdesin shëndetësor dhe ndërhyrje në kohë, sipas nevojave të çdo pacienti.

“Ekipet mjekësore në qendrat shëndetësore verore vijojnë të ofrojnë shërbim 24/7  për pushuesit vendas e të huaj, në zonat bregdetare dhe turistike të vendit, duke garantuar akses të shpejtë në kujdesin shëndetësor dhe ndërhyrjen në kohë, sipas nevojave të çdo pacienti. Kujdes maksimal për një sezon të sigurt dhe të qetë”, shkruhet në faqen zyrtare të Ministrisë në Facebook.