Një orë takim me Ruçin për 3 kushtet e 'Zgjedhores', opozita parlamentare braktis komisionet: Duam takim me Ramën! (VIDEO)

Opozita do të braktisë komisionet parlamentare deri sa të zhvillojë një takim me të gjithë aktorët që janë pjesë e reformës zgjedhore dhe kërkesat e tyre të merren parasysh.

Në takimin me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka zgjatur 1 orë, nuk është arritur asnjë dakordësi për tre kushtet që opozita parlamentare kërkon listat e hapura, depolitizimin e administratës dhe votën e emigrantëve.

Kryetari i grupit parlamentar, Myslim Murrizi bëri të ditur se kanë braktisur konferencën e kryetarëve, ndërsa u shpreh se tani diskutimet për reformën zgjedhore do të bëhen në komisionin e reformës, pasi këshilli politik ka mbaruar së funksionuari.

Në zbardhjen që Kuvendi i bërë takimit, thuhet se Kuvendi i Shqipërisë do të respektojë sensibililitet e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadrin e reformës zgjedhore. 

"Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, vlerësoi produktivitetin dhe  kontributin e grupeve parlamentare të opozitës në realizimin e reformave të rëndësishme në vend, si reforma në drejtësi, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, zgjedhja e anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit  të drejtësisë etj. dhe nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni legjitim për kryerjen e reformës, duhet dhe do të respektojë sensibililitet e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadrin e reformës zgjedhore", thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

Në letrën që dy ditë më parë  tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku i drejtuan kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi, kërkuan që të binin dakord pasi në të kundërt nuk do ta votonin reformën zgjedhore, për të cilën PS-PD-LSI arriten një marrëveshje. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:01
Stojku: Braktisim komisionet parlamentare, duam takim me Ramën dhe të dëgjohen kërkesat tona

Edmond Stojku, kryetari i grupit 'Demokraci dhe Drejtësi" në Parlament tha se opozita nuk do të marrë pjesë në asnjë komision parlamentar deri sa të zhvillojë takim me të gjithë aktorët që janë pjesë e reformës zgjedhore dhe kërkesat e tyre të merren parasysh.

"I falenderojmë për mikpritjen dhe dakordësinë e të gjitha opsioneve që ne shtruam. Diskutuam për opsionet e Këshillit Politik, kërkesat tona dhe të të shoqërisë civile. Kemi dy elementë të rëndësishëm në këtë reformë, faktorë dhe aktorët. Faktorët duhet të sjellin të gjitha amendimet dhe projektet e tyre për të riformatuar kodin zgjedhor, por aktorët e vetëm që kanë pushtetin e votës jemi ne deputetët e parlamentit. Jemi 39 deputete që jemi dakord për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për këtë kërkojmë takim me Ramën. Morëm vendimin që opozita parlamentare të mos vazhdojë me mbledhjet e komisioneve parlamentare, pasi nëse nuk takojmë të gjithë aktorët në këtë proces nuk do të jemi në gjendje të japin produktin tonë. Ne kemi ardhur në parlament për popullin shqiptar dhe të ndryshojë këtë politikë 30-vjeçare", tha Stojku.

Ora 10:48
Në pritje të takimit me Ramën, Murrizi: Braktisim konferencën e kryetarëve, nuk votojmë arnime pa u plotësuar kushtet tona

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Muslim Murrizi tha se janë në pritje të takimit me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, deri në një takim me kryeministrin, tre kryetarët e grupeve parlamentare dhe tre kryetaret e komisioneve parlamentare të opozitës kanë braktisur konferencën e kryetarëve.

"Në takim me Rucin gjetën dakordësinë e plotë që asnjë institucion tjetër jashtë institucioneve kushtetuese që është parlamenti nuk mund të zëvendësojë institucionin legjitim dhe sovran të shqiptarëve, parlamentin shqiptar.  Organe këshilluese në funksion të kuvendit mund të ketë plot të tilla, një nga ata është edhe këshilli politik, që për mendimin tim, kolegët e mi, por edhe e kryetari Ruci ka pushuar dhe ngjarjet do ti kthehen normalitetit. Diskutimet për reformën do të bëhen vetëm në komisionin e reformës zgjedhore. Pas takimit me Rucin ne kemi kërkuar takim me Ramën dhe në respekt të zbatimit të kërkesës tonë, tre kryetaret e grupeve parlamentare dhe tre kryetaret e komisioneve parlamentare të opozitës në konferencën e kryetarëve braktisëm konferencën e kryetarëve për të mbajtur një qëndrim që askush brenda apo jashtë institucioneve legjitime nuk mund të tallet me sovranitetin e votës tonë dhe mandatin e deputetit që ne kemi marrë. Po presim Ramën në respekt që ai të na kthejë përgjigje. Ne nuk mund të rrinim për të vazhduar normalitetin, aq më tepër kur prioritet i parlamentit është reforma zgjedhore dhe jo arnimet për të lënë në fuqi marrëveshjen e 2008. Nuk është tagri im të merren me sharlatanë që kërkojnë të marrin poste. Unë jam deputet dhe nuk do ta votoj arnimin nëse nuk merren parasysh listat e hapura, depolitizimin e administratës dhe votën e emigrantëve", tha Murrizi pas takimit me Ruçin.

Ora 10:48
'Zgjedhorja', Nimet Musai: Nuk do ta votojmë produktin e këshillit politik

Edhe deputeti i opozitës parlamentare, Nimet Musaj tha se nuk do ta votojnë produktin e arritur mes PS-PD-LSI për reformën zgjedhore.

"Ka qenë një takim i ngrohtë me kryetarin e parlamentit. Shprehëm vlerësimin  për mikpritjen që na bëri. Këshilli politik nuk e arriti qëllimin, shqiptarët nuk gjetën atë që ne kërkuam, listat e hapura, depolitizimin dhe votimin e emigrantëve. Nuk kemi bojkotuar konferencën, por së bashku me Murrizin dhe Stojkin, po presim kryeministrin e vendit. Jemi ne që do të votojmë reformën dhe listat e hapura. Nuk do ta votojmë këtë produkt të këtij këshilli. 31 deputetë që na përfaqësojnë ne nuk do ta votojë këtë produkt të këtij këshilli. Ngelemi besim plotë që rekomandimet e OSBE ODIHR të jenë prezent", tha Musai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dikur......: 10/06/2020 16:43

    Dikur, ky Mond Stojku, nje dibran qe lepin bythet mones dhe ilirit, dikur shef i drejtorise rajonale te shendetesise Tirane, BENTE KERDINE ne hajdutlleqe, spostime kuadri, zevendesime largime nga puna dhe 1000 mutsilleqe te tjera!!!! Sot eshte deputet! Hapu dhe dhe na prit! Ky mut-muti me perfaqeson mua atje, ne tempullin e popullit! Dje, ky qelbesire-zagar, me largonte gruan si pastruese te haleve dhe koridoreve te qendres specialiteteve ne Paskuqani punonjese part-time dhe e zevendesonte me nje tjeter person per te votuar LSI ne e QELBUR!!! JA, ky monster sot shet pordhe per te drejtat e mia per te votuar! Ja ky qelbes do te me tregoje se si do te votoj neser!!! HAPU TOKE, te futem brenda, por jo pa nxjerre mllefin e grumbulluar.... Ky PALACO burre, te heq nga goja buken e kalamajve dhe ia jep atij qe do ta votoje !!!!! SHTET MUTI !!!!!

    Përgjigju
  • Populli: 10/06/2020 12:51

    Interesi i popullit ne kete moment mbrohet dhe shrehet ne menyren me te drejte, te thjeshte dhe te drejtperdrejt nga Myslim Murriz, ndaj ky eshte momenti qe duhet mbeshtetur ai ne kete moment shume te rendesishem qe nuk duhet te kaloj pa u vene re dhe duke u neglizhuar sepse ky moment ndan edhe fatin e zgjedhjeve te 2021 qe po rrezikohen seriozisht serisht nga ky pakt i heshtur mafioz per te ruajtur statukuone dhe per te denigruar pushtetin e votes popullore.

    Përgjigju
  • Eri: 10/06/2020 12:20

    Se keni kuptuar qe ju jeni thjesht nje vegel e Rames jeni thjesht ca njerez te dobet e te perdorur ne menyr miserabile nga Edi Rama dhe keni per te ngel si peshku pa uje o njerez te mbaruar donit te beheshit 3 muaj horr tani jan pasojat

    Përgjigju
  • vjosa: 10/06/2020 12:19

    BRAVO TRE DEPUTETEVE ,,,NUK MUND TE KETE REFORME ZGJEDHORE PA LISTA TE HAPURA DHE VOTIMIN E EMIGRANTEVE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston