Qëndrimet/ A ndahen edhe për
Vetëvendosjen Basha e Berisha?

Qëndrimet/ A ndahen edhe për<br />Vetëvendosjen Basha e Berisha?
Krahas divergjencave të shprehura tashmë për modelin politik të drejtimit të opozitës, apo edhe për çështje parimore, siç është reforma zgjedhore, duket se Lulzim Basha dhe Sali Berisha ndahen në qëndrime edhe përsa i takon rolit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

Vizita e sotme e Lulzim Bashës në Prishtinë dhe vlerësimet e shprehura prej tij për forcën kryesore të opozitës në parlamentin e Kosovës, janë diametralisht të kundërta me ato që ka thënë Berisha pak ditë më parë për “Zonë e Lirë” në Tv Klan. “Lëvizja Vetëvendosje është forca politike e vetme në Kosovë, jo e vogël, e cila thotë “unë jam për bashkim kombëtar”, unë nuk e qortoi fare për këtë dhe kam respekt për atë që shpall ajo. Ama një gjë e them me bindjen më të thellë se kjo formë pune që ndjek ajo, është absolutisht në kundërshtim me idealin e bashkimit kombëtar”, ka deklaruar Berisha.

Ai e ka identifikuar Vetëvendosjen me dhunën në parlamentin e Kosovës dhe se kjo formë demonstrimi sipas tij, s’ka të bëjë me idealin e bashkimit kombëtar. “Nuk mund të ketë bashkim kombëtar duke përdorur dhunë në Parlamentin e Kosovës, nuk mund të ketë bashkim kombëtar pa bindur qytetarët e Kosovës, qytetarët e Shqipërisë dhe aleatët tanë”, ka thënë ai. 

Por nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, se forca politike që ai kryeson është një pasuri kombëtare.

Diskutuam për politikën në Kosovë, Shqipëri, për sfidat e përbashkëta të Shqipëri e të Kosovës, për çështjet kyçe të interesave të përbashkëta të shqiptarëve, dhe për qasjet më konstruktive të mundshme në drejtim të zgjidhjes së këtyre sfidave. Pa asnjë dilemë, Vetëvendosje përfaqëson një pasuri kombëtare”, ka thënë Lulzim Basha. 

Kësisoj, Partia Demokratike, përmban dy qëndrime përsa i takon rolit të Vetëvendosjes në politikën e Prishtinës zyrtare. Megjithatë, mbetet për tu parë nëse kjo do të shërbejë për ndërtimin e profilit zyrtar të Lulzim Bashës në PD, jashtë ombrellës së Sali Berisha, në mënyrë që qëndrimet zyrtare të PD të identifikohen lidershipin e tij si kryetar real i forcës kryesore opozitare. 

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'