Qëndrimi i PS për drejtësinë:
Opozita të tërheqë draftin

Qëndrimi i PS për drejtësinë:<br />Opozita të tërheqë draftin
Që prej datës 23 maj kur komisioni parlamentar miratoi kapitullin e fundit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, kjo reformë ngelet pezull për mungesën e dialogut politik për të zgjidhur çështjet e emërimeve në gjyqësor dhe shumicës së përdorur në to. Në daljen e tij të fundit pikërisht këtë ditë, kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, ka shprehur qëndrimin e mazhorancës, duke kërkuar që PD të tërheqë draftin e propozimeve të saj që erdhën surprizë në mes të dialogut teknik. "Në këtë proces kërkohet paanshmëri dhe objektivitet. Ne thërritëm në ndihmë për të reflektuar në opinionin final ekspertizën ndërkombëtare OPDAT e EURALIUS, ata na sollën një projekt të cilin ne po e diskutojmë teknikisht. Deklaruam që ky kapitull është hartuar erdhe me kontributin e agjencive përkatëse në Uashington e Bruksel. Ato që lexoi PD janë promemorie politike.

Shpresoj të reflektojnë mbi ekspertizën e EURALIUS e OPDAT",-tha Xhafaj. Ai theksoi se pas shqyrtimit nen për nen të draftit, diskutimi do të nisë në nivel politik për të zgjidhur çështjet që ndajnë palët. "Deputetët janë njerëz të politikës dhe aty diskutohet edhe politikisht. Ka një çështje mirëfilli politik siç është ajo për riformatimin e institucioneve. Venecia ka lënë vetëm një çështje që duhet të diskutohet politikisht, që është çështja e shumicave të cilësuara, si do të zgjidhen KLGJ, KLP dhe institucionet e tjera, duke i konsideruar të gjitha çështjet e tjera, teknike, për të cilat është dhënë përgjigje nga Venecia. Çështjet e tjera janë teknike", tha Xhafaj. 


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv