Të reja interesante raportohen nga Torino ku sot në qendrën stërvitore të Juventusit janë grumbulluar për herë të parë futbollistët për sezonin e ri. Ndër të tjerë prezant ka qenë edhe Gonzalo Higuain, i cili sezonin e fundit ka luajtur si i huazuar te Milan dhe Chelsea.
Ajo që ka bërë përshtypje është se teksa ka mbërritur në qendrën stërvitore të klubit, një numër jo i vogël tifozësh kanë shprehur mbështetjen për Higuain duke i kërkuar atij të qëndrojë. “Qëndro me ne,”-ishin thirrjet që dëgjoheshin pa ndërprerë sot në mëngjes jashtë qendrës sportive ‘Kontinasa’.
Për Higuain thuhet se nuk ka vend te Juventus pasi klubi me parë që do përfitojë nga shitja e tij do të ndërhyjë në merkato.