Qengj në furrë me patate dhe hudhra
Përbërësit:
- 1.5 kg mish qengji
- 1 kg patate
- 1 kokë hudhër
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 100 ml verë e bardhë ose ujë
- Rozmarinë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Marinojmë mishin me kripë, piper dhe rozmarinë. Vendosim patatet dhe hudhrat në tavë. Shtojmë mishin sipër dhe gjalpin. E vendosim tavën në furrë për 1.5–2 orë në 180°C. Në fund rrisim temperaturën për kore të artë.
Komento
Komente











