Qeni Hachiko, simbol i besnikërisë, mbush 100-vjeç!

 Qeni Hachiko, simbol i besnikërisë, mbush 100-vjeç!

Nga filmi Hachiko

Japonia feston 100-vjetorin e lindjes së qenit besnik Hachiko (1923-1935). Bëhet fjalë për qenin që ka emocionuar japonezët për breza dhe jo vetëm, statuja e të cilit është edhe nga më të fotografuarat në Japoni. Është në lagjen kaotike të Shibuya, pikërisht pranë një nga stacioneve kryesorë hekurudhorë të Tokyos, dhe çdo ditë ka një radhë të gjatë për të shkrepur një foto pranë statujës.

Hachiko i përkiste profesorit universitar Hidesaburo Ueno. Siç përcillet edhe në filmin që mban emrin e tij, ai priste çdo ditë që i zoti të kthehej  nga puna në stacion. Kur Ueno u nda nga jeta papritur në vitin 1925, Hachiko, vijoi ta presë për çdo ditë, thuajse për 10 vjet deri sa reshti së jetuari në vitin 1935.

Historia që ka prekur zemrën e shumë banorëve, aq sa mblodhën paratë e nevojshme për të ndërtuar statujën e tij, që më pas u përdor për metal gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në 1948-ën u instalua sërish.

Një shekull nga lindja e tij, legjenda e mikut besnik që priti për një dekadë kthimin e pronarit të tij, pa e kuptuar se ai nuk jetonte më, vijon që të krijojë sensibilitet të madh tek japonezët, por edhe turistët, aq sa frymëzoi në 2009-ën një film Hollyëoodi me Richard Gere (Hachi: A dog's tale , një tjetër film indian në 2015, si dhe është personazh i një videoloje japoneze.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online