FOTOLAJM/ Qeni në dritare dhe i ulur në vend të parë në makinën luksoze, gjobitet shoferi që 'e nxori shëtitje'

FOTOLAJM/ Qeni në dritare dhe i ulur në vend të parë në makinën luksoze, gjobitet shoferi që 'e nxori shëtitje'

Qeni në dritare dhe fleta e gjobës

TIRANË- Shpesh herë në qendër të qytetit kemi parë qen që nxirren në shëtitje me makinë dhe gjysma e trupit të tyre është jashtë në dritare. Për të gjithë ju që nuk e keni ditur deri më tani, kjo është e ndalur dhe ndëshkohet me gjobë.

Jo më larg se sot, në orën 18:00 është gjobitur një qytetar nga Durrësi, i cili me mjetin e tij luksoz  po nxirrte shëtitje qenin, i cili ishte ulur në vendin e parë. Për pasojë, ai është gjobitur me 6 mijë lekë.

"Është konstatuar dhe provuar me pamje duke transportuar kafshë shtëpiake jo sipas kushteve të përcaktuara në dispozitë", shkruhet në argumentin e dhënë në fletën e gjobës.

Duhet thënë në fakt, që kjo shkelje u konstatua pasi ky rast u publikua në rrjetet sociale, e më konkretisht në Instagram.

"Kur shikon ndonjë pjeshkë në Bllok", shkruhej bashkangjitur videos. 

Siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, prej disa javësh policia e shtetit dhe ajo rrugore, në bashkëpunim me Njësinë Kompjuterike ka nisur një monitorim të rrjeteve sociale ku dhe kemi parë shpesh herë se si shkeljet e ligjit reklamohen, për të treguar se "janë mbi ligjin dhe shtetit".

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 06/02/2022 09:47

    E verte,shume e vertet,mundohemi ti bejme te gjitha nga pak ne shqiptaret,dhe deri tani vazhdojme ti permbahemi karakteristikes qe na dallon,ate te kontradites se gjithçjaje. Asnje çudi,qen me shumice rrugeve,qen qe i vrasim rrugeve,por edhe qe i mbajme si ne parajse.Kriminele miljardera rrugeve e hajduta pulash me burgime pa fund,gratacela e kasolle,mercedeza e gomere,politikane qe shperdorojne detyren,e qe tallin trapin,e disa te tjere po me te drejte perfundojne ne burg,madje disa i bejme presidenta.Mundohemi pa fund te mos na mungoje asgje,pak nga te gjitha,edhe kjo gjoba,eshte e drejte dreqi ta haje,zbatohet ligji,por ne te njejten kohe shof ate qenin ne dritaren e makines e mendoj,qe eshte absurde,ti vesh gjobe.Shpresoj qe nje dite te fillojme te shofim qe kan fillu seriozisht ti vene dore nje here e mire ketij vendi,ndoshta eshte shume,por une bssoj.

    Përgjigju
  • Iris: 05/02/2022 23:42

    Ne Massachusetts ligji eshte i ngjashem me te Shqiperise,por dhe ketu bejne te njejtat shkelje me qente,por nuk besoj se gjobitet njeri per cikerima te tilla.Me shume ka reagime po t'i lesh ne makine me dritare mbyllur ne mes te vapes,se sa per gjera te tilla.

    Përgjigju
  • Shkodran i vjeter jo maxhyp: 05/02/2022 20:20

    Ka pasqyren ballore per me pa!nuk jam per me qit kafshet ne penxhere,nxerrja e tyre jane per pordh,kjo polici te merret me gangstera qe marrin fmijte e vegjel,qe i marrin perpara dhe nisin makinen !per keto te prokupohet policia me teper,se sa per qenet.

    Përgjigju
  • Sara: 05/02/2022 20:01

    Nje gje e tille ndodh cdo dite ne Itali.Problemi nuk jan qent por kriminelet

    Përgjigju
  • Funi Botes: 05/02/2022 19:40

    Po jeni ne vete apo jo, tjetri e mban ne pellamb te dores qenin e vet ju e gjobitni, treçereku bisneseve ne shiprin e mallkume puntoret trajtohen si plera me rroga qe sdalin as per buk,pa siguracione ,pa dit pushimi dhe çar bejn punojsit e policis? merren me qen, ikni naper bisnese e shikoni masakrat qe po behen oooo kapterra

    Përgjigju
  • Shkodran: 05/02/2022 19:18

    Pak e ka gjobën! Qeni i ka bllokuar fare pasqyrën!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës