Qentë e rrugës problem në Elbasan, qytetarët: Ndjehemi të rrezikuar

Qentë e rrugës në qytetin e Elbasanit janë shndërruar në një shqetësim serioz për qytetarët. Situata paraqitet më problematike në orët e vona të mbrëmjes, kur qentë shfrytëzojnë errësirën dhe rrugicat e lagjeve për të sulmuar.

Si pasojë nuk kanë munguar as qytetarët e lënduar, kryesisht fëmijët. Veçanërisht mëngjeset dhe mbrëmjet turma qensh lëvizin lirisht në të gjithë qytetin, përfshirë edhe qendrën e tij.  Qytetarët shprehen se ndjehen të mjaft të rrezikuar. Ata kërkojnë ndërhyrjen e organeve kopetente dhe grumbullimin e tyre në qendra të posacme dhe më pas sterilizimin.

Veterineri Bledian Oga që disponon një klinikë për qentë në Elbasan shprehet në të njëjtën linjë me qytetarët teksa sheh si zgjidhje ngritjen e qendrave të grumbullimit dhe sterilizimit .

Në hyrjet e qytetit të Elbasanit në orët e para të mëngjesit janë parë furgonë që zbarkojnë qentë. Destinacioni i tyre mbetet enigmatik, ndërsa ata që e vuajnë janë padyshim qytetarët dhe imazhi i qytetit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike