Qentë kafshojnë të miturin dhe 60-vjeçarin, në hetim dy pronarët

Qentë kafshojnë të miturin dhe 60-vjeçarin, në hetim dy pronarët

Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në hetim në Cërrik dhe Librazhd, pasi qentë e tyre kanë kafshuar qytetarë në rrugë.  

Rasti i parë ka ndodhur në Cërrik, ku qeni i një 31-vjeçari ka kafshuar në këmbë një të mitur, 12 vjeç.

Rasti i dytë në Librazhd, ku qeni ka kafshuar një 60-vjeçar teksa ecte në rrugë. Pronari i qenit, 47 vjeç, është vënë në hetim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi qeni që ai mbante, në rrugë, ka kafshuar në këmbë një 12-vjeçar. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 47 vjeç, banues në Prrenjas, pasi qeni që ai mbante, në rrugë, ka kafshuar një shtetas 60 vjeç”, njofton policia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)