Qenushi me flokët e veçantë, të gjithë e krahasojnë me John Lennon

Qenushi me flokët e veçantë, të gjithë e krahasojnë me John Lennon

Finley

Finley është një qen jo si të tjerët, pasi të gjithë që e shohin e krahasojnë me yjet si John Lennon apo Brian May.

Sipas "New York Times", pronarja e tij,  21-vjeçarja  Rebecca Munday, nga Hardwicke i Britanisë dhe qeni i saj Finley, 3 vjeç, tërheqin vazhdimisht vëmendjen e njerëzve në rrugë, pasi flokët e Finley-t janë tepër të veçanta.

Në momentin që Rebecca pa që flokët e qenit po bëheshin përherë e më tërheqëse, ajo vendosi që të hapë një llogari në Instagram, me emrin “Springer Spaniel” dhe në një kohë të shkurtër arriti shifrën e 12 mijë  mijë ndjekësve në rrjet.

“Njerëzit gjithmonë i komplimentojnë flokët e tij dhe thonë se ai duket si një ‘super yll’, duke e krahasuar me John Lennon dhe Brian May. Finley e pëlqen vëmendjen dhe bujën e krijuar.

E gjitha filloi kur ai ishte gjashtë muajsh, fillimisht dolën disa flokë të vogla, por ato filluan të rriteshin me shpejtësi çdo gjashtë javë, deri sa kanë arritur këtë rezultat të mahnitshëm. Por unë çdo ditë kujdesem që t’ia kreh që të duken sa më këndshëm”, u shpreh Rebecca.

Rebecca dhe Finley

Pronarja gjithashtu u shpreh se flokët e qenit kanë tërhequr vëmendjen e shumë kompanive, të cilët shikojnë tek Finley, cilësitë e duhura për të promovuar produktet e tyre të biznesit.

Ajo thotë se është shumë me fat që e ka atë.

Finley

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur