Qeramika me figura të kuqe e ilire, 220 enët e zbuluara në Durrës (FOTO)

Qeramika me figura të kuqe e ilire, 220 enët e zbuluara në Durrës (FOTO)

Qeramika e zbuluar ne Durres

Qeramika me figura të kuqe është shumë e rëndësishme për të kuptuar realitetin e kulturës e të jetës e zakonshme të fiseve ilire. Ajo shfaqet në zonat e banuara nga fiset ilire nga shekulli i V p. Kr. deri në fund të shekullit të IV p. Kr. Prania e qeramikës gjatë kësaj periudhe është dëshmia e marrëdhënieve të lashta dhe të vazhdueshme tregëtare mes fiseve ilire dhe kulturave mesdhetare,sidomos të brigjeve të Adriatikut.

Tek nekropolet e lashtë të qytetit të Durrësit në kodrat sot“Dautës, Kokomanit dhe zona e Spitallës” janë zbuluar mbi 220 enë me figura të kuqe, prodhimi i të cilave ndërpritet nga fundi i shekullit IV p. Kr.

Dëshmitë e parai referohen importeve me skena simpoziume, me tualet etj, për sa i përket temave mitologjike rafigurohen perënditë, heronjtë, sidomos Herkuli po edhe tema të marra nga eposi, nga sfera qytetare e jetës sëpërditshme (atletike, takime, etj…).

Enët me figura të kuqe të prodhuara në Durrës dallohen nga prodhimet e importuara nga ngjyra e baltës okër-rozë,dhe zbukurimet të rafinuara me cilësi të lartë, të cilat supozohet se janë frymëzuar nga pamjet apuliane. Prejardhja e baltes e përdorur tek vazot është vërtetuar nga analizat kimiketështresavetë depozituar të kodrës së Currilës në veri të qytetit, përgjatë bregdetit. Këtij rezultati i atribuohet rëndësia e marrëdhënieve tregtare që Epidamnosi/Durrësi i lashtë kishte me botën e qyteteve (shtetet) helen dhe me ata të bregdetit Adriatik i karakterizuar nga lidhjet kulturore me botën ilire.

Karakteristikat gjeografike e qytetit sidomos pozicioni i tij në hyrje të Adriatikut lindor, si një port historik për rrugët tregtare ka ndihmuar në marrëdhëniet ekonomike midis qytetit dhe realitetet e tjera të Mesdheut, në mënyrë të veçantë me Italinë e jugut duke krijuar kushte për marrëdhëniet me shkollat e piktorëve në atë periudhë, në veçanti me mjeshtrit e shekullit të V p. Kr. deri në fund të shekullit të IV p. Kr. Lidhjet historike (kulturore dhe tregtare) me Italinë e jugut, me realitetet ilire dhe në të njëjtën kohë, me botën helene,forcojë krijimin në qytet të teknikave të reja për qeramikën sidomos të stilit atikë.

Imitimet e qeramikës atikë të prodhuara në Durrës nuk do arrijnë standardet e këti stili, por paraqesin karakteristikat e tyre stilistike që do të vlerësohen shumë nga realitetet lokale. Prodhimi lokal intensifikohen nga viti 350 p. Kr. deri në 300 p. Kr.

Disa nga këto prodhime i përkasin qeramikës luksoze, ndoshta për aspektet e saj të rafinuara estetike shumë të kërkuara nga elita (klasa e lartë) lokale. Ndër llojet e enëve të gjetura në Durrës ndikon mungesa e enëve të mëdha, të tilla si krateret me voluta. Zbulimet na lejojnë të identifikojmë kontaktet me të cilët Epidamnosi kishte marrëdhënie tregtare,si Apulët, Kalabria, Lukanët, Kampanët, etj. Shumë enë paraqesin afinitete stilistike me botën e Apulianëve (Daunët, Japigëve dhe Mesapët). Duhet të theksojmë: se në çdo qendër e antikitetit ka veçantitë e veta.

Në shek. V p. Kr. kemi importet e para atike, të ekspozuar në Muzeu Arkeologjik të Durrësit, oratori athinas Lysia (Lys XXXII) tek fjalimet e tij i referohet marrëdhënieve tregtare ndërmjet qytetit dhe kolonisë. Janë veprat e piktori Atike të Brygosit ato të importuara si amfora me rafigurimin e Nikes, ojnoheja me Athinën dhe Herakliu (i lidhur sipas Apianit me themelinim e qyteti, App. Rom. 2, 39.

Kjo skenë e fundit gjendet edhe në pamje të tjera të shekullit V p. Kr., si tek ojnoheja e vitit 430 p. Kr. nga Vulci (Lazio - Itali) ekspozuar në Londër pranë British Museum (Muzeu Britanik).Fazae influencës atike përfundon në fund të vitit 350 p. Kr. me prodhimet lokaltë amforëstë madhe me skenën e Amazonomahie.

Amfora lokale paraqet një skenë të luftës trojane ku janëtë rafiguruarambretëresha Pentesilea mbi kalë, përballë saj në këmbë Akili me mburojë dhe poshtë tyre një tjetër amazonë e ulur. Prezantimi në këtë mënyrë të skenës na lejon të shikojmë perspektivëne rafiguruar nga piktori. Kjo lloje stili i rafigurimit, në dy nivele dhe skena e anës tjetër e lidh me piktorin e“Napolit 2074”. Motive plotësuese të stilit atik të shek. V p. Kr. janë gjethet lari dhe në fund mbyllet me motive me meandër ose me kryqe.

Në këtë periudhë qeramika e Durrësit pasurohet edhe frymëzohet nga stili apulë, të cilat ndikojnë me veprat lokale të mjeshtrave të Durrësit:si për shembull në realizimin e subjekteve të qeramikës në mozaikë, sidomos tek Bukuroshja e Durrësit.

Kërkesa e lartë e tregut të brendshëm ilir të produkteve shtyn në vitin 330 p. Kr. mjeshtrit lokalë të intensifikojnë prodhimet e tyre. Me rritjen në këtë periudhë të prodhimit lokal Durrësi bëhet qendra kryesore e tregut ilir.

Prodhimi lokal i qeramikës më figura të kuqe e Durrësit tek fiset ilire favorizon rënien e importeve Apulëve dhe të qendrave të tjera mesdhetare.

Emrat e piktorëve lokalë, ne nuk i njohim, pasi nuk na kanë lënë një “shënim” të tyrepor, kjo nuk na pengon të shohim në subjekte të gjetura dorën e mjeshtërve të specializuar, si për shembull Mjeshtri i Afërditës dhe Erosit, Mjeshtri i Nikës, i cili preferon skena Dionisiakë. Erosi dhe Nikja janë rafigurime tipike të shekullit IV p. Kr. Mund të supozohet se viti 330 p. Kr. shënon mbizotërimin e prodhimeve lokale në qytetin e Durrësit, por edhe në të gjithë Ilirinë.

Zhvillimi kulturor-ekonomik i qytetit të Durrësit është gjithashtu i dukshëm edhe nga pasuria e objekteve funerale ku, në fund të shekullit të IV p. Kr., ne gjejmë praninë e lekiteve me relieve, me dekorimet e tyre. Skenat i referohen duelit, rrëmbimit të nimfave ose Amazonomahie. Ndërsa tek figurat është përdorur pasta e bardhë ku mbi supet paraqiten lule në formë rozeta. Ne fund të shekullit është përdorur ngjyra e zezë, pak me shkëlqim, me një sfond rozë me kryqëzimin e linjave, me pikadhe elemente të pikturuara me ngjyra të bardha,qafa pikturat me bojë të zezë. Tendenca e përgjithshme e mjeshtërve duket se ishte ajo e kalimit nga një skenografi e pasur me elemente, në një të thjeshtë, me teknikë siluetë. Këto karakteristika na lejojë që të klasifikojmë subjektet në dy kategori, të zhvillimit.

1) Kategoria e parë shek. V – IV p. Kr. që ndjek traditën atike dhe apuleve për rafigurimin e skenave dhe të elementeve dekorative.

2) Kategoria e dytë shek. IV p. Kr. e prodhimeve lokale,rafigurimi i Afërditës shpesh e pikturuar me Nike dhe me Erosin, rafigurimi i Dionisit ose i Silenët, Menadët, skena nga lufta e Trojës, kthimin i Odiseut, etj.

Skenat e preferuara nga banorë të të qytetit janë kryesisht ato të ashtuquajtura “jeta e përditshme”, nga jeta në shtëpi, në qytet,atletët, rafigurimi i e febëve, femra, burra, etj. Por nuk mungojnë edhe kafshët që lidhen me perënditë ose të jetës të përditshme, si bufi, demi, pëllumbat, pantera, kuaj, qeni, mjellma dhe lepuri.

Skenat pasurohen me motivë“floreal” me lule, të tilla si palmeta dhe spirale, ndërsa te buzët dhe te qafa alternohen modele të ndryshme, me gjethe dafine, ulliri, deri te linjat me valë deti etj. Në disa raste, skena të zbukurohen në pjesën të poshtme, me motive me meandër, ose me kënde dhe me kryqe në qendër.

Në fundin të shek. IV p. Kr.,në përgjithësi shohim në qeramika me figura të kuqe një mungesë të cilësisë të bojës, kalohet një skenë komplekse me tre ose më shumë figura me vetëm një figurë (pakë i trajtuar). Në këtë fazë të fundit të viti 330 p. Kr. lekitet më figura të kuqe me teknikën me siluetë do jenë produktet kryesore të qeramikës të Durrësit që eksportohen jo vetëm nga qendrat ilire po edhe ne Mesdheun. Duhet të mbahet mend se produktet e qytetit do të pushtonin tregjet ilire sidomos gjatë periudhës IV – III p. Kr. siç është rasti i kraterit me volute i zbuluar në Belsh ose amfora e Klosit, të dyja të prodhuara nga mjeshtrit e Durrësit (të dy enët janë ekspozuar tek Muzeu Historik Kombëtar). Gjithashtu edhe në Durrës janë zbuluar qeramika të importuara të tipit Gnatia (fillimi të shekullit III p. Kr.). Shumica e qeramikës me figura të kuqe vjen nga objektet e varrimeve të zbuluara, kryesisht femrash ose atletë, me lloje të ndryshme: amforat, peliket, ojnohetë, lebes gamikos (ena dasmës), hidriat, lekanet, skyfosat, lekitët, situla, etj…

Ato janë ekspozuar tek Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Arkeologjik i Tiranës. Për shkak të rolit të saj mbizotërues në tregjet ilire, mund t'i atribuojmë Durrësit pseudonimin “Fener kulturor”, sepse në fakt sinjalizonte hyrjen e anijeve në zonat e kulturës ilire.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rudy: 14/01/2019 18:07

    Dr.arkeolog Jani Kocillari, të bëj shumë komplimente për këtë artikull shumë interesant dhe profesional për qeramikat me figura të kuqe dhe ilire.Komplimente edhe Shpiptarja.com që gjithmonë na jep mundësinë të lexojmë këto artikuj shumë të rëndësishëm për kulturën dhe historinë tonë Shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)