Qershitë e Fierit/ Fermerët e shesin 50 lekë/ kg, në treg përfundojnë pesëfish më lart

Drenova dhe Kasnica janë dy fshatra të njohur për plantacionet e qershive por këtë vit prodhimi është i pakët për shkak të kushteve të motit. Një tjetër problem për fermerët është çmimi i ulët. Ata thanë se prodhimin e japin me 50 lekë kilogrami me shumicë ndërkohë që në treg qershitë shiten deri në 250 lekë kilogrami.

Drenova dhe Kasnica janë dy fshatra mjaft të njohur për prodhimin e qershive po këtë vit duket se kushtet e motit kanë ndikuar negativisht në rendimentin e prodhimit. Sasia është e pakët ndërsa në shumë raste prodhimi është  dëmtuar duke bërë që të mos shkojë në treg. Në veçanti në Kasnicë pjesë e Bashkisë Patos banorët thonë se për të dytin vit prodhimi është i papërfillshëm për shkak të faktorëve atmosferikë.

Ndonëse pak kilometra më tutje në fshatin Drenovë të Mallakastrës prodhimi është pak më i bollshëm, këtu problemi kryesor është mungesa e fuqisë punëtore për mbledhjen e qershive. Gjithashtu banorët thonë se edhe çmimi nuk është në nivelin e kërkuar. Prodhimin banorët e japin me 50 lekë kilogrami me shumicë ndërkohë që në treg shiten me 250 lekë kilogrami.

Nisur nga kjo situatë mjaft familje që sigurojnë të ardhura nga fruti i qershisë janë vënë në vështirësi. Ky është viti i dytë që prodhimi ka qenë i pakët, në nje zonë e cila njihet për shumë kohësh si prodhuesja kryesore e këtij fruti në Qarkun e Fierit.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar  (VIDEO)

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)