Qershori u kushtoi qytetarëve më
pak, çmimet e ushqimeve - 0.6%
Muaji qershor me sa duket sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, ka qenë me i mirë për xhepat e konsumatorëve shqiptarë. Sipas shifrave që INSTAT ka publikuar për Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin qershor, çmimet kanë shënuar një ulje për me 0.6 % krahasuar me muajin maj.
TIRANE- Muaji qershor me sa duket sipas shifrave të publikuara nga INSTAT ka qenë më i mirë për xhepat e konsumatorëve shqiptarë. Sipas shifrave që INSTAT ka publikuar për Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin qershor, çmimet kanë shënuar një ulje për me 0.6 % krahasuar me muajin maj.
Ndërkohë që sipas këtyre analizave, inflacioni në bazë vjetore për muajin qershor është në 2.3 përqind, ndërsa një vit më parë ndryshimi vjetor ishte 2.2 %, duke shënuar një rritje me 0.1%.
Kështu, gjatë muajit qershor, qytetarët kanë harxhuar më pak lekë për produktet ushqimore.
“Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.4 përqind. Ulja më e madhe prej 10.4 përqind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”. Çmimet në nëngrupin ”fruta” shënuan një rritje prej 3.5 përqind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të limonave me 19.5 perqind, portokalleve me 16.0 perqind, etj. Ndërsa, Indeksi i grupit ”Pije alkolike dhe duhan” ka shënuar një ulje 0.2 përqind. Brenda këtij grupi çmimet e pijeve alkolike shënuan një rritje prej 0.1 përqind dhe çmimi i duhanit një ulje prej 0.4 përqind. Po kështu, Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 1.2 përqind”, thuhet në njoftimin e INSTAT.
Po kështu, qytetarët kanë marrë shërbime më të lira në telekomunikacion, në transport gjithashtu, për shkak edhe të një uljeje që pësoi çmimi i naftës dhe benzinës në këtë periudhë.
“Indeksi i grupit ”Transport” ka shënuar një ulje prej 0.3 përqind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.7 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.4 përqind. Indeksi i grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” ka shënuar një ulje prej 0.4 përqind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së tarifave të siguracionit të makinave”, vijon njoftimi.
Por gjatë muajit që lamë pas, rritje ka shënuar çmimi i ujit, qerave, dhe energjisë, për të cilët qytetarët kanë shpenzuar 0.4 % lekë më shumë karhasuar me muajin maj.
“Indeksi i grupit “Qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.4 përqind ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të qerave te banesave me 0.6 përqind si edhe uljen e çmimit të lëndëve djegëse me 0.4 përqind”, theksohet në njofitmin e INSTAT.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4020
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49