Qeset plastike, Klosi takim me kryeinspektorët: Gjoba për shkelësit e ligjit. Kontrolle të patolerueshme

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar një takim me kryeinspektorët e mjedisit dhe monitoruesit pas hyrjes në fuqi të vendimit për heqjen nga tregu të qeseve plastike. Klosi ka thënë se inspektoratet  e Mjedisit në rrethe duhet të zhvillojnë kontrolle për të parë nëse masat po zbatohen nga bizneset. Ministri theksoi se nëse masat nuk zbatohen, atëherë gjobat do vendosen si për bizneset e mëdha edhe për supermarketet dhe pikat e vogla të shitjes.

Qeset plastike përbëjnë ndotjen më të madhe. Këto masa janë për importuesit e mëdhenj, po nuk përjashtohen supermarketet. Do ushtrojmë kontrolle të patolerueshme në të gjithë sektorët e prodhimit. Ispektoriati ka detyrë parësore evidentimin dhe zbatimin e këtyre masave. Aleati ynë më i madh janë qytetarët. Ky mekanizëm është reaksion qytetar dhe refuzimi i qytetarëve për përdorimin e qeseve. Gjobat variojnë nga 100 mijë lekë deri në 150 mijë lekë. Ky aksion ka vlera kombëtare për vendin tonë.

Blendi Klosi, ministër mjedisi

Më tej, fjalën e ka marrë zëvendës ministrja Ornela Çuçi, e cila ka thënë se arsyeja e këtij vendimi është sepse qeset e holla plastike janë të pagjurmueshme duke pamundësuar riciklimin e tyre.

Doja të kaloja në disa specifikime teknike. Qeset plastike përbëjnë 5% të ndotjes, por është problemi më i madh që hasen nga bashkitë. Nuk gjurmohen dot, për t’u ricikluar, prandaj kemi mbërritur në këtë konkluzion.

Ornela Çuci, zv. Ministre e Mjedisit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë