Një tjetër lojë është bërë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, por kësaj here nuk ka shkaktuar debate mes banorëve, përkundrazi. Atmosfera brenda shtëpisë është përmirësuar nga performanca e burrave me këngën “Single Ladies”. Ermiona dhe Olta ishin dy banoret që rezistuan deri në fund të  sfidës “Qesh mirë kush qesh i fundit”.

Djemtë e shtëpisë kanë performuar përpara tyre këngën “Single Ladies” pa bluza.

Pas performancës së tyre, Olta nuk mundi ta mbante më shumë të qeshurën dhe u skualifikua nga loja.