Qetësohet Mitrovica pas protestës
së djeshme, dhjetëra të arrestua

Qetësohet Mitrovica pas protestës<br />së djeshme, dhjetëra të arrestua
MITROVICE - Situata në Mitrovicë është e qetë pas protestës së dhunshme ditën e djeshme ndërsa është dashur përdrorimi i plumbave të gomës dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë protestuesit nga afërsia e urës qëndrore mbi lumin Ibër. Sipas mediave kosovare, policia ka shoqëruar në polici disa protestues, ndërsa janë shtuar forcat e rendit në qytetin e Mitrovicës.

Ditën e djeshme, protesta e paralajmëruar në orën 15:00, për rivendosjen e barrikadës nga autoritetet serbe në Mitrovicë, fillimisht nisi e qetë ndërsa por më pas është tensionuar duke sjellë edhe përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit të Kosovës dhe policisë ndërkombëtare.

Protestuesit kanë goditur me gurë në drejtim të barrikadës së policisë ndërsa kanë djegur edhe disa automjete, mes të cilëve edhe një makinë të EULEX-it, duke përshkallëzuar situatën dhe duke nxitur kështu edhe përleshjen me forcat e rendit.

Pas tre orë përleshje me gurë me barrikadën e policisë, mësohet se EULEX, për të larguar protestuesit ka përdorur plumba gome si dhe gaz lotsjellës. Si rrjedhojë e përleshjeve gjatë protestës mbetën të plagosur 13 efektivë të policisë, dhjetëra protestues si dhe 2 reporterë.

Edhe autoritetet kosovare reaguan në lidhje me protestën e djeshme, duke u kërkuar qytetarëve të largohen nga dhuna si dhe të tregojnë maturi e qetësi. Presidentja Atifete Jahjaga u bëri thirrje qytetarëve të vetëpërmbahen dhe të ndihmojnë organet e rendit në shuarjen e konfliktit, dhe rivendosjen e qetësisë.

Protesta e djeshme erdhi si rezultat i vendimit të autoriteteve serbe për rivendosjen e barrikadës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ndërsa po gjatë kësaj jave, ishin vetë autoritetet serbe që morën vendimin dhe hoqën barrikadën për ta zëvendësuar me vazo me lule dhe që u quajt ‘Parku i Paqes’.

protesta ne mitrovicë
(Në foto: Pamje nga protesta e djeshme në Mitrovicë) Foto të tjera
protesta ne mitrovicë
(Në foto: Pamje nga protesta e djeshme në Mitrovicë) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut