Qetsori zbulon skemën e Luizit dhe bisedon me Dean: Ai do Efin në finale, Kiara mund ta fitojë BBV

Qetsori zbulon skemën e Luizit dhe bisedon me Dean: Ai do Efin në finale, Kiara mund ta fitojë BBV

Dea dhe Qetsori

Teksa ishte duke biseduar me Dean për finalen e madhe të BBV, Qetsori pretendoi se i ka zbuluar Luizit strategjinë.

Sipas tij Luizi do të çoj Efin në finale dhe jo Kiarën, pasi ai ka frikë se Kiara do fitojë  garën e Big Brother, dhe kështu ai do të marrë vetëm dhjetë mijë euro si finalistë.

“Më duket se e zbulova, që Luizi do vetëm Efin në finale. Kiara mund të jetë fituese dhe i bie të marrë vetëm 50-tshen si finalist”- tha Qetsori.

Kujtojmë se Efi dhe Kiara ishin 2 prej 4 banorëve të rikthyer në BBV dhe vetëm një prej tyre do shkojë në finale. Ditët e para të hyrjes së Efit në Big Brother Luizi u zotua se do bënte ç’është e mundur që ta vazhdonte rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri me Kiarën dhe askënd tjetër.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët