Qeveri besimi, Rama 'thumbon' LSI
batuta për Bashën:Na ra goja, dil Luli!

Qeveri besimi, Rama 'thumbon' LSI<br />batuta për Bashën:Na ra goja, dil Luli!
Kryeministri Edi Rama nga Apolonia u shpreh se debati për qeveri teknike apo besimi nuk ka lidhje me zgjedhësit duke këmbëngulur se vota e 18 qershorit do të çlirojë gjyqësorin nga korrupsioni.

Ai u shpreh se kërkesa të tilla për qeveri teknike apo besimi janë kërkesa të atyre që nuk duan t’i lënë të tjerët të zgjidhen duke 'thumbuar' LSI.

“Zemrën nuk ia çajmë dot njëri-tjetrit, por kush do të shtyhen zgjedhjet të ngrejë dorën?
 
Kush do qeveri teknike? 1,2,3, po qeveri besimi? Debati për qeveri teknike, besimi shtyrje zgjedhjesh e me radhë, është një debat që s’ka lidhje me arsyet pse zgjedhjet duhet të realizohen dhe pse duhet votuar.
 
Ka lidhje jo me zgjedhësit por me ata që janë zgjedhur dhe që duan të zgjidhen e që nuk duan të lënë të tjerët të zgjedhin se nuk duan të zgjidhen të tjerë
t.
 
Votimi ka lidhje me disa gjëra që kanë lidhje me Shqipërinë që duam. Ne duam një Shqipëri që cdo familje ta shikojë të ardhmen me optimizëm.
 
Vota për të çliruar drejtësinë do të thotë se pavarësisht për bindjet partiake, shqiptarët do të marrin në dorë pushtetin
.
 
PS, pavarësisht gabimeve dhe fajeve nuk e ka tradhtuar interesin kombëtar dhe ka treguar se mund të ndërtojë institucionet në këtë vend" tha Rama.
 
Kryeministri i bëri edhe njëherë thirrje Bashës për takim për zgjidhjen e krizës, ndërsa tha se çadra në bulevard është shprehja e një krize që e ka karakterizuar këtë vend për 20 vite.
 
"Luli, Luli, ai është brenda në çadër nuk del, nuk do të dali, na ra goja; dil Luli, dil Luli.
 
Çadra është ngrehina e fundit e një epoke, që i ka rrënjët në Lanë dhe në Gjanicë.
 
Ngrehina e një mënyre të papranueshme për ta parë Shqipërinë dhe shqiptarët.
 
Shprehja e një krize që e ka karakterizuar këtë vend për 20 vite dhe tani nuk është një krizë e shtetformimit, por e një partie që e ka penguar Shqipërinë të bëhet shtetet për një 20 vite
" u shpreh Rama.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA