Qeveria britanike zhvendos disa azilkërkues në një zonë ushtarake, mes tyre edhe shqiptarë

Qeveria britanike zhvendos disa azilkërkues në një zonë ushtarake, mes tyre edhe shqiptarë

Emigrantë të paligjshëm

Britania filloi të zhvendosë sot disa emigrantë, duke i vendosur ata në platforma lundruese në brigjet e saj jugore, si pjesë e planeve për të kursyer fonde, duke u hequr mundësinë e dërgimit nëpër hotele të migrantëve që arrijnë në Britani me varka të vogla.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë goditjen kundër emigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të qeverisë së tij, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen vitin e ardhshëm. Partia Laburiste e opozitës, momentalisht gëzon një epërsi të fortë në anketat e opinionit.

Në përpjekje për të penguar shtetas të huaj të hyjnë në Britani pa dokumente, qeveria po i zhvendos emigrantët në vende ushtarake të papërdorura, si edhe në ndërtesa lundruese trekatëshe gri, në Portland, ku mund të strehojë rreth 500 njerëz në më shumë se 200 dhoma gjumi.

Vendimi ka ndarë komunitetet lokale, me disa që e cilësojnë kushtet e strehimit për shtetas që vijnë nga vende si Iraku, Irani, Siria, Afganistani, ose Shqipëria, si çnjerëzore.

Të tjerë janë zemëruar nga ndikimi te shërbimet lokale dhe janë të shqetësuar nëse vendet ku do të strehohen migrantët do të bëhen objektiva për protesta.

Një person që ka njohuri për situatën tha se emigrantët e parë kishin filluar të arrinin sot në ndërtesën platformën lundruese, rreth mesditës, ndërsa të tjerë priten të mbërrinin më vonë gjatë ditës.

Më shumë se 50,000 azilkërkues po jetojnë në hotele në Britani pasi bënë pjesën e fundit të udhëtimit të tyre me gomone të vogla nga Franca. Qeveria thotë se hotelet kushtojnë 7.6 milionë dollarë në ditë.

Ministrja e Brendshme, Sarah Dines tha për televizionin ‘Sky Neës’ se dërgimi i migrantëve në zona ushtarake dërgon një mesazh se Britania do të ofrojë “strehimin e duhur, por jo luksoz” për të ardhurit në mënyrë të paligjshme./VOA

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:10
Mbi 9 mijë emigrantë shqiptarë shkuan me varka në Britani në mars 2023! Shumica tërhoqën kërkesën për azil

1691437207_kjhdrt.jpg

Në mars 2023, Britania mori 13,714 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, 9,487 emigrantë erdhën me varka të vogla. 

Ndërsa gjatë muajve të verës të vitit 2022 pati një rritje të mbërritjeve të shqiptarëve me anijeve të vogla dhe kërkesave për azil, këto u reduktuan më pas dhe në fillim të vitit 2023 duke rënë nën nivelet e parë në 2021, bëjnë të ditur shifrat e ministrisë së Brendshme.

Shumica e shqiptarëve që shkojnë me varka të vogla në Britani janë meshkuj.

Ndryshe nga shumica e kombësive të tjera që aplikonin për azil, shqiptarët kanë një shkallë të lartë të tërheqjes së kërkesave të tyre për azil. 84% e kërkesave të shqiptarëve që përfundonin në mars 2023 u tërhoqën, krahasuar me 18% për të gjitha kombësitë e tjera të kombinuara.

Ora 20:29
Qeveria nis zhvendosjen e emigrantëve, në 2022 shqiptarët në krye të listës së azilkërkuesve me 16 mijë emigrantë

1691432918_kjhfg.jpg

Zhvendosja e emigrantëve në platforma lundruese në brigjet e saj jugore si si pjesë e planeve për të kursyer fonde, duke u hequr mundësinë e dërgimit nëpër hotele është pjesë e planit të fundit të qeverisë për të ndaluar hyrjen në Angli përmes varkave të vogla

Po nga vijnë emigrantët që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar?

Sipas një statistike të publikuar nga BBC, shqiptarët renditen të parët. Në vitin 2022, shtetasit nga Shqipëria ishin në krye të listës së vendeve që kërkonin azil në Britaninë e Madhe, me afro 16,000 persona, përfshirë personat në ngarkim. Dy të tretat e tyre mbërritën me varka të vogla.

Qeveria e quan Shqipërinë një vend të sigurt dhe ka paralajmëruar masa për të ulur këto shifra. Grupi i dytë më i madh, me pak më pak se 11,000 aplikime, erdhi nga Afganistani, i ndjekur nga Irani, Iraku dhe Siria.

1691433183_kjhfdgo.jpeg

G.MO/S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 08/08/2023 15:46

    Kjo ashte demokracija. Si qejte rrugash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale