‘Qeveri kukull’, protesta kundër Abazoviç në Malin e Zi, e sulmojnë me shishe

Një protestë kundër qeverisë së re “kukull” siç e karakterizojnë ka nisur në rrugët e Malit të Zi, vetëm disa javë pasi Dritan Abazoviç u zgjodh kryeministri i vendit.

Abazoviç është pritur me provokime nga një numër protestues, ndërsa mësohet se është ‘sulmuar” me një shishe qelqi, e cila fatmirësisht ka rënë para tij. Siç shkruhet në mediat vendase, grupi që e sulmoi me shumë mundësi janë mbështetës të Nikshiqit.

Dritan Abazoviç u zgjodh në krye të qeverisa malazeze më 28 prill, duke u bërë kështu kryeministri i tretë shqiptar në rajon. Ai u zgjodh kryeministër me 45 vota pro, ndërsa kundër votuan vetëm deputetët socialdemokrat.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?

1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?