TIRANE, 28 janar /ATSH/. - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.9000,datë 30.1.2003, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2015.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. /a.ke/












