TIRANË - Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve dhe poseduesve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, faza e I-rë” në Bashkinë e Tiranës, njoftoi zyra e shtypit pranë KM.
SHPRONËSIMET E TROJEVE DHE OBJEKTEVE
Për vënien në zbatim të projektit “Bulevardi Verior dhe Rehabilitimi i Lumit të Tiranës”, faza e I-rë, në Bashkinë e Tiranës, pas analizës teknike të kryer nga grupet teknike të punës të ngritura pranë Bashkisë së Tiranës është konstatuar nevoja për shpronësimin e pasurive troje në pronësi private me sipërfaqe totale prej 38.642 m² dhe 204 objekteve të ndërtuara, në pronësi apo posedim privat.
Referuar informacionit zyrtar dhe verifikimeve në terren të kryera nga grupet e punës të ngritura nga Bashkia e Tiranës me qëllim kontrollin, evidentimin dhe vlerësimin e masës së shpërblimit për objektet e banimit, objektet industriale dhe bujqësore janë identifikuar si pasuri private të domosdoshme për t’iu nënshtruar procedurave të shpronësimit për interes publik, pasuri troje pronë private gjithsej 58 me sipërfaqe 38.642 m², të ndodhura në Zonat Kadastrale 8340 dhe 8330.
VLERA E SHPRONËSIMIT TË OBJEKTEVE
Pas shqyrtimit të dokumentacionit u arrit në konkluzionin se:
- Sipërfaqja prej 38.642 m² truall është vlerësuar me çmimin 26.137 lek/m² të ZK 8330, si dhe 23.217 lek/m² të ZK 8340, me vlerë totale 912.622.642 (nëntëqind e dymbëdhjetë milionë e gjashtëqind e njëzet e dy mijë e gjashtëqind e dyzet e dy lekë.
- Ndërsa për 204 objekte, sipas matjeve në terren nga grupet e punës, si më lart dhe bazuar në çmimet e Entit Kombëtar të Banesave, vlera totale është 844.853.879 (tetëqind e dyzet e katër milionë e tetëqind e pesëdhjetë e tre mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë.
FOND 12,5 MILIONË EURO PËR KOMPENSIMIN E PRONARËVE
Fondi prej rreth 12.5 milionë eurosh për kompensimin e pronarëve që do të shpronësohen do të përballohet nga Bashkia e Tiranës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com