TIRANË - Këshilli i Ministrave vendosi gjatë mbledhjes së sotme për rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2014 për shpenzime korrente, ndërmjet programeve të miratuara për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2014 PËR SHPENZIME KORRENTE, NDËRMJET PROGRAMEVE TË MIRATUARA PËR MINISTRINË E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 40, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", dhe të nenit 17, të ligjit nr.185/2013, datë 30.12.2013, "Për buxhetin e vitit 2014", me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e vitit 2014 për shpenzime korrente, ndërmjet programeve të miratuara për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si më poshtë vijon:
a) Programit të Përkujdesit Social, për vitin 2014, tit.10430, kap.1, art.606, "Transferta për buxhetet familjare dhe individët", t'i shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh.
b) Programit për punësim, formim dhe arsim profesional 2014, tit.10550, kap.1, art.606, "Transferta për buxhetet familjare dhe individët", t'i pakësohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh.
2. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. /ATSH/
/Shqiptarja.com