Qeveria 20 milionë $ investime në
Rrugën e Kombit deri në 2017-ën

Qeveria 20 milionë $ investime në<br />Rrugën e Kombit deri në 2017-ën
Edhe pse rruga Kombit, Durrës-Kukës është në prag të dhënies me koncesion kundrejt një tarife pa TVSH jo më pak se 5 euro për automjet, Ministria e Ekonomisë programon të investojë gjatë dy viteve në vijim të paktën edhe 21 milionë dollarë.

Sipas dokumentit zyrtar të investimeve në Ministrisë e Ekonomisë në katër lote të rrugës janë programuar investime për 2015-2017 mbi 2.3 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe e investimit është parashikuar të realizohet gatë viteve 2016-2017.

Mirëpo programi i qeverisë për investime në këtë aks ngjan paradoksal, pasi Ministri i Transporteve ka lajmëruar se, do të firmosë kontratën e koncesionit për këtë rrugë gjatë këtij muaji.

Me firmosjen e kontratës të gjitha detyrimet për investime obligohet ti marrë koncesionari i ri.

Objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sërë standardesh të paracaktuara të performancës gjatë koncesionit/PPP 30 vjeçar.

Sipas kushteve të garës, koncesionari i ardhshëm do të mbledhë dhe do të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës. Gjithashtu detyrohet të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.

Përgjegjësitë e koncesionit shtrihen nga Miloti, rreth 60 km në veri lindje të portit të Durrësit në detin Adriatik, deri në Morinë, në kufirin me Kosovën./MONITOR/

Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre